Albatros Rexhaj ironizon shpesh VIP-at shqiptarë, por zbuloni cila është këngëtarja e tij e preferuar

I ftuar sot në emisionin më energjik të mëngjesit “Chaud Patate” me Flor Gjinin, Suada Daci dhe Rudi Deda, ishte shkrimtari Albatros Rexhaj.

Sigurisht një ndër temat kryesore ishte promovimi i librit të tij më të fundit “Kthimi”, i cili ka prekur zemrat e mjaft personazheve të njohur si dhe ishte më i shituri në Panairin e Librit në Prishtinë.

Advertisement

Ndonëse i zhanrit fiction, autori u shpreh se u përfshi tepër emocionalisht në të duke thënë se “98% e librit ka të bë me botën time shpirtërore”.

Përveç librit, gjatë intervistës Albatrosi na tregoi dhe për preferencat e tij në botën e showbiz-it. Kemi lexuar shpesh se shkrimtari ironizon personazhet publikë, por cili mund të jetë ndonjë prej tyre që sipas tij e meriton titullin “VIP’?

“Prej këngëtarëve më pëlqen Ledri Vula, për sharmin që ka si artist, por ndonjë mendim për të si djalë nuk kam (qesh), megjithatë është ndër të paktit që me një lloj fanatizmi e mbron atë “aurën” e tij si këngëtar i shqiptarëve. Ndërsa kështu në kategori të përgjithshme unë jam fans i madh i Era Istrefit”. -u shpreh Rexhaj, duke vazhduar të shpjegojë arsyen pse.

Ndryshe nga Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha, të cilat janë vërtet artiste të mira, por karriera e tyre ka nisur jashtë vendit, sipas tij: “Era ka filluar nga plehu jonë, nga këto budalliqet tona, intrigat dhe ka shpërthyer prej këtu. Kjo është diçka që meriton respekt të madh dhe unë ia heq kapelen”, -përfundoi ai me plot gojë.

Its an “add to cart” kinda day ?

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on