Albania MAG & Bio by Amari!

     

    Advertisement

    Albania MAG

     

    Për sezonin 2008-09 Radio NRG ka vendosur që fundjava ti dedikohet vetëm hiteve dhe remix-eve më të suksesshme të momentit, ashtu si edhe ngjarjeve kryesore të javës brenda edhe jashtë Shqipërisë. Albania Mag është krijuar dhe konceptuar si një revistë javore, që përmbledh titujt kryesorë të kronikës dhe politikës vendase, ngjarjet më të rëndesishme të vendit e të rajonit, duke u transformuar gradualisht në argëtim me titujt e filmave, librave dhe çdo gjëje tjetër që ka të bëjë me artin shqiptar dhe atë të huaj. Realizimin dhe prezantimin e këtij emisioni e bën Amari, çdo të shtunë në orarin 11:00 – 13:00 dhe të diel 16:00 – 18:00. Mos ngurroni të mësoni ngjarjet e javës e të dëgjoni muzikën më super. Cdo vit NRG ju ka surprizuar me shume ide te reja, te gjitha te bera realitet, te gjitha te suksesshme! Por kjo konfidence ne krijimtari nuk na ka bere kursesi prepotente. Perkundrazi, forca jone bazohet mbi gjithcka tjeter, tek idete e reja te bazuara ne besimin, se idete e reja, te studiuara mire jane sukses vetem kur dihet cilat jane deshirat e publikut qe na ndjek. Ne kete sezon te ri, cdo fundjave, NRG, do te sjelle ne transmetim emisionin Albania MAG (maggazine). Kjo reviste “virtuale” nuk permbys asgje pervec stereotipit se publiku shqiptar ka nevoje vetem per muzike dhe asgje tjeter. Duke nisur nga e Shtuna e dates 27 Shtator, prej ores 10:00 deri ne oren 12:00, dhe diten e Diel prej ores 16:00 deri ne oren 18:00, java juaj do te quhet “e permbyllur” vetem pasi te keni ndjekur Albania MAG! Personazhi kryesor i librit “Shkarrje dhe Rrezim” i Ivlin Vo, vendos te mos shqetesohet me se cfare ndodh ne jeten publike, kur jeta e tij perkufizohet brenda kater murreve te qelise ku ai kishte rene padrejtesisht. Por per njeriun e sotem social informacioni eshte me shume se sa “informacion”. Ne do i sjellim ngjarjet e javes, jo ashtu si ato prezantohen ne titujt e gazetave. Do te jete dicka me shume… e per te ditur cfare eshte duhet te na ndiqni. Emisioni do te prezantohet nga Amarildo Fecanji, dhe suportin teknik nga Resi Qafoku. Ju presim te shtunen e pare, data 27 Shtator ne 106.6

    By Amary.

     

    BIO

     

    Biografi, transmetohet në NRG çdo të hënë në mbrëmje prej orës 22:00 deri në mesnate. Ky emision prezantohet nga Amari, që këtë sezon për mbremjen ka vendosur të sjellë emrat më kontroversialë, më të diskutuar e më joshës të momentit. Çdo natë zgjidhet një personazh i ri, dhe vëzhgohet aktivitieti i tij, momentet më të veçanta të jetës dhe të karrierës. Ata janë njerëz që i kanë dhënë diçka artit, kulturës, politikës apo sportit, dhe ju i njihni me emër. Ne do ju servirim më tepër se aq, prandaj të hënën në darkë qëndroni me Amarin në Biografi. Ky titull i thjeshte, i pershtatet idese qe dicka te jete e bukur nuk duhet me doeomos te jete e komplikuar. Cdo te hene, te cdo jave, per sezonin Shtator 2008 – 2009, drejtuesit e NRG kane vendosur qe dy ore te mbrejmes, ti dedikohen nje ikone. Gjithsesi ,mos u shqetesoni, nuk do te shkojme shume prapa ne kohe, dhe do ti permbahemi kushtit tone paresor: Personazhi duhet te jete gjalle, dhe puna e tij/saj vazhdon te jete ne test, ne pikepyetje, ne zhvillim. Roberto Benigni, Quentin Tarantino, Karla Bruni, do te jene disa nga personazhet qe do te njihni me nga afer ne javet e para. Njerez jo domosdoshmerisht te bukur ne fizik, por brilante ne mendje, dhe mbi te gjitha ne ate cka bejne. Biografia do tju jape mundesine te hyni ne botet sekrete te personave te epokes sone. Emisioni do te prezantohet nga Amarildo Fecanji (Amary) dhe mbeshtetje teknike nga Resi Qafoku. Ju presim ne takimin e pare, ne oren 22:00, ne daten 22 Shtator, ne 106.6.

    By Amary.