Alarm për femrat mbi të 30-at!

Këto janë përfundimet e një studimi të Universitetit ST Andrew dhe Universitetit të Edinburghut, publikuar në Public Library Of Science One, studim i cili për herë të parë ka përllogaritur rezervat e vezëve që prej ngjizjes e deri në menopauzë. Studimi ka mbledhur informacion nga 325 femra britanike, amerikane dhe europiane. Nga rezultati doli se çdo subjekt femëror lindte mesatarisht me 2 milion vezë të paformuara. Kjo rezervë në pjesën më të madhe të subjekteve (95% e rasteve) reduktohet në 12 % duke filluar nga mosha 30 vjeçare e reduktohet në vetëm 3% pas të 40‐ave. Duke konsideruar që nga numri fillestar i vezëve, vetëm 450 arrijnë të maturohen plotësisht, reduktimi i numrit është vërtetë shqetësues.

Me pak fjalë, pas të 30‐ave rënia e fertilitetit është më e madhe nga sa mendohej më parë. Për femrat mbi 30 vjeç 88% e vezëve të paformuara, të cilat gjenden në vezore që prej lindjes së tyre, ka humbur, duke ulur kështu ndjeshëm mundësitë për të mbetur shtatzënë. Studiuesi Tom Kelsey nga Universiteti St. Andrews ka thënë: “Ka femra që janë në pritje të një promovimi në punë, apo në pritje të mashkullit të duhur. Por nuk dinë se sa në mënyrë drastike ulet rezerva e vezoreve pas të 30‐ave. Çdo vit që kalon, shënon humbje në këtë pasuri vezësh. Në fakt kjo rënie e shpejtë ish vënë re edhe më parë, por në këtë studim për herë të parë ravijëzohet rrugëtimi, që prej lindjes e deri në fund të viteve të fertilitetit të një femre”.

Advertisement

Duke punuar dhe me ekspertë të Universitetit të Edinburghut Dr. Kelsey ka “numëruar” edhe numrin e vezëve që gjendeshin në vezoret e 325 femrave që morrën pjesë në studim. Informacionet më pas u futën në një program informatik që analizoi mënyrën se si prodhimi zvogëlohet me kalimin e kohës. Analiza tregoi se deri në moshën 25 vjeçare stili i jetesës, duhani dhe alkoli nuk kanë efekte negative në fertilitetin e një femre. Por në vijimësi gjërat ndryshojnë dhe të gjitha të lartpërmendurat kanë një ndikim të madh në fertilitetin e një femre.