Këto shifra vijnë nga Universiteti i Manchester-it, që tregoi se kishte një rritje prej 43% tek femrat 20 vjeçare, duke shkuar nga 5.5 në 7.9 për 100.000 femra. “Edhe pse nr. i prekjes nga kanceri në qafën e mitrës ka pësuar ulje në përgjithësi, numri i rasteve tek femrave tek të 20-at që preket nga kjo sëmundje ka filluar të rritet që prej mesit të viteve 90”,- ka thënë autori i studimit Robert Alston. Kanceri në qafën e mitrës shkaktohet nga virusi papilloma, i cili transmetohet gjatë marrëdhënieve seksuale, por shndërrohet në qeliza kancerogjene vetëm nën disa kushte të caktuara. Përveç rritjes së numrit të partnerëve seksuale dhe seksit të pambrojtur, si shkaktarë të kësaj sëmundjeje renditen edhe duhanpirja duke qenë se cigaret mund të dëmtojnë qelizat në qafën e mitrës duke i bërë ato më pak të afta të luftojnë infeksionet. Femrave në Angli u ofrohet një test që kur mbushin 25 vjeç e veç kësaj që prej vitit 2008 të gjitha vajzat 12-13 vjeçare bëjnë një vaksinë për t’u mbrojtur nga sëmundja.