Një valë stuhish dhe shirash të rrëmbyeshme kanë përfshirë thuajse gjithë territorin e Italisë prej së enjtes ku u shënua një i vdekur dhe tre të zhdukur, në veri dhe jug të vendit, njoftuan sot mediat e gadishullit.

Një peshkatar 73 vjeçar vdiq në veri të vendit, jo shumë larg Gjenovës në Liguria. Në Piemonte rajoni fqinjë, një person i moshës 70 vjeçare rezulton i zhdukur prej së premtes.

Advertisement

Dy burra janë shpallur të zhdukur në jug të vendit, në Siçili. Një fermer rreth të 60-ave gjithashtu rezulton i zhdukur në zonën e Agrixhentos.

Edhe pse reshjet e shiut janë në intensitet të ulët gjatë ditës së sotme në pjesën më të madhe të territorit kombëtar, mbrojtja civile ka shpallur alarmin e kuq në disa zona të Kalabrisë, në jug të vendit, dhe në disa zona të Lombardisë dhe në Emilia-Romanja, në veri.