Akuzohen për vjedhje Mozzik & Loredana…

Këtë periudhë duket se Loredana dhe Mozzik po kalojnë momentet më speciale të jetës së tyre. Së fundmi ata kanë publikuar edhe datat e koncerteve që do t’i rikthejnë tek fansat. Atëherë kur u duk se gjërat nuk kishin ku të shkonin më mirë, çifti i njohur është akuzuar për vjedhje dhe lajmi po bën xhiron e rrjetit.

Ka qenë reperi i ri Gjiano i cili po akuzon dyshen për vjedhje të këngës ‘G Class’ e publikuar vitin e kaluar. Sipas tij ky projekt ka një ngjashmëri të madhe me ‘Million dollar smile’, të Loredanës. Reperi i ri i akuzon Mozzikun, Getinjon dhe Loredanën në një postim në ‘Instagram’, se e kanë dëgjuar këtë këngë me anë të një kameramani dhe më pas kënga është kopjuar.

48429422_1074621236055470_929346939063894016_n

Nuk dihet akoma nëse kjo është e vërtetë apo jo, por ai ka bashkangjitur me deklaratën e tij dhe video me të dyja këngët për të bërë kështu një krahasim dhe për të kuptuar më shumë rreth këtij fakti./revistawho.com