Akuzat për blerje votash, jep dorëheqjen ministrja e Jashtme e Kosovës

Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Jashtme në detyrë e Kosovës ka dhënë dorëheqjën nga detyra mëngjesin e sotëm si dhe nga të gjithë funksionet që ka në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postmi në rrjetet sociale. Haradinaj sqaron se dorëheqja vjen pasi ndjen një detyrim moral ndaj akuzave që i janë bërë bashkëshortit të saj për vjedhje votash në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Advertisement

Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkruan ministrja.

Më tej ajo bën thirrje që çështja e bashkëshortit të saj së zbardhet nga Prokuroria, “të ndriçojë para së gjithash vërtetësinë e video-inskenimit të plasuar në mënyrë të dyshimtë në pseudo-portale dhe faktimin e vërtetësisë së të gjitha pretendimeve që implikojnë familjen time dhe mua”. “Paditë për shpifje, fyerje, e shantazh do të mbeten aktive, dhe nuk do të ndalem derisa sekreti publik i lidhjes së krimit me pseudo-portalet do të vërtetohet. olitikëbërja në Kosovë nuk duhet të shndërrohet në një zanat që të merr jetën ose nderin. Ndërsa jap dorëheqjen nga funksioni publik, siguroj ata që gatuan këtë skemë se do të marrin monedhën përkatëse për të gjitha skemat që me vite i kanë gatuar pa dhënë përgjegjësi. Kjo që më është mveshur mua sot, ju pasqyron JUVE e assesi mua, e këtë që po them sot, e shumë të tjera – drejtësia do t’i vulosë herdokur!
Mbështetësve të ndershëm të këtij vendi, të cilët janë konfuzë nga zhurma dhe ndotja e ditëve të fundit, i ftoj për durim dhe i falenderoj për mbështetje. Miqve që më njohin prej vitesh dhe nuk kanë dyshuar në standardin e lartë moral që respektoj dhe kërkoj të respektohet, u kërkoj të vazhdojmë bashkarisht përpjekjen për sanimin e klimës politike dhe institucionale në Kosovë.
Këtë e shtrij edhe tek ata kolegë me të cilët jemi gjendur në llogore të ndryshme partiake, kundërshtarë por asesi armiq, e që pavarësisht diferencave ideologjike, na bashkon respekti për sakrificën e prindërve tanë, standardin shtetëror që nuk e ndërtuam kurrë, dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në Kosovë”
, thotë Meliza Haradinaj.