Pas deklaratave të forta që deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi bëri duke akuzuar kryeparlamentarin Ilir Meta se ka paguar për një atentat ndaj tij, kryeprokurori Llalla, ministri Tahiri dhe kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho u takuan këtë mëngjes me kryeministrin Edi Rama.
Takimi i cili zgjati rreth gjysmë ore u mësua se ishte thirrur në mënyrë urgjente nga kreu i qeverisë Edi Rama në ambientet e kryeministrisë.
Nuk dihet ende se cfarë është diskutuar mes tyre, por në qendër të takimit kanë qenë deklaratat e forta që Doshi dha dje pas vendimit të grupit socialist për ta përjashtuar.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sërish nuk ka pranuar të komentojë akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi në lidhje me një atentat të mundshëm ndaj këtij të fundit.
Nga Durrësi ku ishte i pranishëm në një aktivitet në fokus të së cilit ishte policimi në komunitet Ministri Tahiri u është përgjigjur interesimit të gazetarëve, se nuk ka asnjë
koment për akuzat e Doshit.