“Hyra në këtë botë për para. Kjo është puna ime. Aktrimi është profesioni im për të cilin kam shpenzuar gjithë jetën, ndaj duhet të më paguajnë mirë nëse më duan. Do të isha i papërgjegjshëm nëse nuk do të vlerësoja si duhet atë që bëj për të jetuar. Kur i hyra këtij biznesi, nuk njihja as emrat e kompanive kinematografike. Kisha një kontratë punë 150$ në javë. Një gjë që mësova ishte se studiot nuk kanë respekt për një person që është i gatshëm të punojë për atë shumë”,‐ ka thënë Harrison Ford. Aktori ka cilësuar se edhe kjo punë e ka një anë jo të pëlqyeshme – Fama.