Aktorja indiane Priyanka Chopra dhe bashkëshorti i saj Nick Jonas u martuan disa muaj më parë në një dasmë që mori vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi në një intervistë për ‘InStyle’ ajo rrëfeu se ka shumë urrejtje rreth vetes për faktin që është 10 vite më e madhe se bashkëshorti.
“Njerëzit çfarë nuk kanë thënë për ne lidhur me moshën dhe akoma flasin. Habitem pse gëzohen kaq shumë kur mashkulli është më i madh dhe tregojnë kaq urrejtje kur femra është më e madhe. Na kanë diskriminuar”,-u shpreh Priyanka.
Kujtojmë se Nick është 26 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij 36, por për ta mosha nuk ka qenë kurrë një problem.
/RevistaWho/