Aktorja amerikane, poza “hot” para fotografit shqiptar

Fadil Berisha është një ndër fotografët më mirë shqiptar që konkurron denjësisht me kolegët e tij në botë. Para aparatit të tij fotografik kanë pozuar shumë yje të kinematografisë amerikane, si këngëtare, aktore dhe modele të famshme. Në listën e gjatë është përfshirë së fundmi edhe bukuroshja Brette Taylor, e cila është aktore, këngëtare dhe kompozitore e muzikës ‘Country’. Disa prej pozave joshëse bardhezi të artistes, Berisha i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, por nuk janë mësuar më shumë detaje se për çka bëhet fjalë. “Martha” pas dyerve të mbyllura”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja teksa ka postuar vet një prej fotove të realizuara nga Berisha.

Advertisement

/Shqip/