Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, pjesë e 15 roleve në SHBA

George Lako producent dhe aktor me origjinë shqiptare prej disa vitesh  ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e filmit dhe televizionit Amerikan. Ai gjithashtu ka një karrierë profesionale të sukseshme  në produksione komerciale të kompanive më të mëdha prestigjoze në botë. George emigroi nga Shqipëria  me familjen e tij drejt USA  dhe u vendosën në Çikago kur ai ishte 4 vjeç.

Karriera e George si aktor dhe producent në USA nuk ka qëne e lehte, por  ka qenë një punë sistematike disa vjeçare, që kërkon përkushtim maksimal, vullnet, pasion dhe durim.

Advertisement

Falë vendosmërisë dhe talentit të tij, ai sot po ngjit shkallët e suksesit në vendin e mundësive të arta,  Los Angeles.  George filloi karrierën e tij të aktrimit duke punuar dhe trajnuar me trajnerë aktrimi me famë botërore si Ivana Chubbuck, John Homa dhe Jeff Dockwieler përpara se të merrte role në mbi 15 shfaqje televizive dhe filma amerikanë si: “General Hospital”, “Days of Our Life”, ” Shooter”, “The Last Ship”, “Code Black”, “Girl Boss”, “The Colony” dhe “New Girl”, duke luajtur të dashurin e Zoey Deschanel, Stavros, në episodin e mirënjohur “Es Good”.

Si producent George ka  realizuar  një sërë reklamash, videosh muzikore dhe projektesh për kompanitë prestigjioze ndërkombëtare si Porsche, Google, Yahoo, Volkswagen dhe Mercedes.  Një nga spotet komerciale e  konceptuar nga George është ajo e Porche Timeless Machine, ku edhe ai shfaqet në një nga sekuencat e spotit.

Në vitin 2017, ai  bashkëthemeloi kompaninë e prodhimit Alpha Wolves TV me regjisorin e mirënjohur, David Mahmoudieh. https://www.alphawolves.tv/

Kompania është vlerësuar me disa çmime prestigjioze falë përmbajtjes me cilësi të lartë që ka prodhuar për tregun Amerikan dhe ndërkombëtar.

Filmi i tyre “Snake Di*k” në një kohë shumë të shkurtër mori mbi 1.2 milion klikime në youtube dhe mbi 3 milion klikime në botë në të gjitha platformat. George është gjithashtu një producent në filmin horror të ardhshëm “The Hubbard Haunted House”.  Ai gjithashtu ka një pasion për kamerat dhe fotografinë – si pas dhe para objektivit. George është ambicioz në punën e tij, i përfaqësuar nga shpirti artistik dhe vendosmëria e tij krijuese.