Aktori i njohur shtrohet në spital

Aktori i famshëm Zac Efron gati sa humbi jetën pasi mori një infeksion fatal, ndërsa po xhironte një dokumentar në Guineja e Re.

30-vjeçari ishte në Guineja e Re në mesin e dhjetorit, ku po filmonte një dokumentar të quajtur “Vrasja e Zac Efron”, ku kaloi 21 ditë në xhungël.

Advertisement

Gjatë këtij xhirimi, ai u përball me një infeksion serioz kërcënues për jetën dhe për fat të mirë shmangi vdekjen.

“Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan një betejë për jetën e tij për disa ditë,” tha një burim i afërt me aktorin.

Pasi gjendja e tij u stabilizua, mjekët e vlerësuan të sigurt për të dalë nga spitali, kështu që ai u kthye në Amerikë ku e pret rikuperimi.

Po ashtu, aktorit i është ndaluar të vazhdojë xhirimin e dokumentarit.

/TopChannel/