Aktori godet 20 herë me thikë gruan e tij, rrezikon burg të përjetshëm.

Aktori 34 vjeçar i serialit të famshëm “How I Met Your Mother” Nick Pasqual është arrestua pasi goditi 20 herë me thikë ish-partneren e tij Ally Seehorn. Ai po përballet me një akuzë të rëndë, pasi sipas urdhrit të arrestit e ka dhunuar, e ka rrahur brutalisht dhe në fund ka tentuar ta mbysë. Gjithashtu ish-partnerja Seehorn përfundoi me prerje të shumta në qafë, krahë dhe bark.

Ndërkohë nëna e saj e gjeti të shtrirë dhe të mbuluar me gjaku. Po ashtu aktori e ka sulmuar ish-partneren e tij në shtëpinë e saj, ndërkohë që ajo kishte edhe masë mbrojtje ndaj tij.

Advertisement

Seehorn u dërgua me urgjencë në gjendje kritike për jetën. Më në fund, ajo iu nënshtrua disa operacioneve.

Nick Pasqual u përpoq të largohej nga vendi për të shmangur arrestimin, por autoritetet arritën ta gjurmonin në pikën kufitare SHBA-Meksikë në Sierra Blanca.

Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, vjedhjes së një banese, ku ndodhej një person dhe plagosjes. Ai akuzohet edhe për dëmtim të rëndë trupor viktimës në kushte të dhunës në familje.

Pascual do të ekstradohet në Los Angeles, ku do të përballet me akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.