Aktorët e serialit të famshëm “Friends”, do të ribashkohen në një dalje publike në televizionin NBC. Të gjashtë protagonistët e serialit do ribashkohen për të nderuar regjisorin legjendar James Burrrows, i cili ka drejtuar 1000 episode televizive. Ata do të shfaqen në ekranin e NBC në 21 shkurt.

Me gjithë dëshirën e madhe të fansave dhe teleshikuesve, që aktorët të rikthehen përsëri me një episod special të “Friends”, Marta Kaufman, producentja dhe shkrimtarja e këtij seriali është e vendosur mos t’i rikthehet më telefilmit aq shumë të ndjekur.

Advertisement

Të gjashtë aktorët kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por mediat botërore ende janë skeptike nëse të gjithë aktorët do jenë bashkë në të njëjtën dhomë dhe në të njëjtin moment.