Aktores Emma Watson i del emri në “Panama Papers”

Një kompani “offshore” që i përket aktores Emma Watson është përmendur në publikimin e fundit të të dhënave të Panama Papers. Aktorja ka krijuar “Falling Leaves Limited” në vitin 2013 “me qëllimin e vetëm për të ruajtur sigurinë e saj”. Një zëdhënëse e aktores së “Harry Potter” ka deklaruar se kompania nuk është krijuar për të shmangur taksat. “Shoqëritë britanike janë të detyruara të publikojnë detaje rreth aksionerëve, gjë që nuk i garanton atyre anonimatin e mjaftueshëm për të ruajtur sigurinë personale, që në të shkuarën është vënë në rrezik pikërisht nga publikimi i këtyre informacioneve! Kompanitë ‘offshore’ nuk i publikojnë këto të dhëna rreth aksionerëve. Emma nuk zotëron asnjë avantazh përsa i përket taksave apo fondeve, veçse të mira rreth privatësisë”, deklaron zëdhënësja. Sipas disa burimeve, aktorja ka hasur shpesh probleme, duke përfshirë këtu edhe disa fansa të saj që e kanë mërzitur në lidhje me sigurinë.

Advertisement