“Aktivisti”, Rama: Regjistrohet kush të dojë, nuk i imponon askujt asgjë…

Në studion e Opinion, Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe aplikacionin e Partisë Socialiste, Aktivisti. Kreu i qeverisë tha së në këtë aplikacion mund regjistrohet kush të dojë dhe ‘nuk është një platformë që i imponon kujto do qoftë, çfarë do qoftë’. Kryeministri theksoi po ashtu se Partia Socialiste nuk ka pasur asnjëherë tendencën të përdorë administratën, siç përdorej sipas tij dikur.

Ju keni bërë edhe një video promovuese të aplikacionit të quajtur Aktivisti. A është kjo një shkelje po e quaj sidomos e administratës, e kodit të administratës? Ka 72 mijë shkarkime, unë i kam të dhënat që kanë dalë se tani i nxjerrin dhe iranianët të gjitha. Aty rezulton që është regjistruar Bill Gates. Pra gjithësecili mund të regjistrojë këdo. Rezultojnë emra gjyqtarësh, rezultojnë që njerëzit më me shumë pikë janë drejtorë të administratës. Kanë të drejtë drejtorët e administratës të bëjnë aktivitet politik?

Advertisement

Edi Rama: E para e punës fakti që aty regjistrohet kush të dojë, domethënë që kjo nuk është një platformë që i imponon kujto do qoftë, çfarë do qoftë.

Dhe ve çdo emër të dojë?

Edi Rama: Çfarë të dojë, po, si në Facebook. Futesh dhe ve çfarë emri të duash, puna jote.

Po që drejtorët figurojnë njerëzit më aktivë në këtë platformë?

Edi Rama: Dhe e dyta, këtë figurimin më aktiv nuk e bëni dot ju nga jashtë, as iranianët nuk e bëjnë dot sepse ai është një sistem që shikohet vetëm nga brenda, pikërisht për të ruajtur edhe si të thuash konfidencialitetin e sa aktivizohen njerëzit. Dhe e treta ky është një tjetër modernizim i PS dhe si gjithmonë sa herë bëjmë modernizimet tona, akuzohemi për gjithçka që as në mend nuk na ka shkuar. Sepse ne asnjëherë nuk kemi pasur tendencën të përdorim administratën siç përdorej dikur. Nuk kemi pasur tendencën ta përdorim administratën siç përdorej dikur, sepse ai lloj përdorimi të çon në efekte të kundërta. Ne kemi sigurisht shumë njerëz në administratës të cilët janë njerëz që janë të lidhur me PS.

Ju besoj e dini që OSBE/ODIHR e konsideronte përdorimin e administratës dhe të risurseve qeveritare si një shkelje të rregullave të lojës.

Edi Rama: Këto janë muhabete të tjera. Unë po them që ne nuk e përdorim administratën siç përdorej dikur. Nuk e gjeni dot ju një mësues sot në Shqipëri që të dalë e të dëshmojë që më kanë detyruar që të, ose duan të më detyrojnë të vij në miting, që më kanë detyruar ose duan të më detyrojnë të futem tek platforma Aktivisti, që të bëhem patronazhist etj. Nuk e gjeni dot. Nuk e gjeni dot ju një mjek, infermier, që më morën dhe më çuan… se s’ka. Nuk ka siç ndodhte dikur që infermierë, mësues e mjekë u thonin hajdeni se erdhi Jozefina. Se nuk diskutohet që kur shkonte i vdekur kur ishte gjallë mblidhej e gjithë dynjaja.