Masat e marra nga qeveria kundër informalitetit kanë nxjerrë në protestë dhjetëra tregtarë të vegjël të qytetit të Kavajës.
Prej ditësh, nën presionin e kontrolleve të tatimorëve, ata janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre në tregun industrial të qytetit.
Për shkak të xhiros së ulët ditore, ata kërkojnë që të njihen nga organet tatimore si tregtarë ambulantë dhe jo si biznes i vogël.
Një përfaqësi e tyre ka kërkuar të takojë kryetarin e bashkisë, Elvis Rroshi, takim që ende nuk kanë mundur ta realizojnë.
Në rast se nuk do të gjejnë mbështetje, tregtarët e tregut industrial shprehen se nuk do t’i rikthehen punës në treg. duke shtuar numrin e të papunëve në qytet.