Aksioni i trefishtë i Bruce Willis

54 vjeçari është në negociata e sipër për të marrë rolet kryesore në filmat “Inventory”, “Red” dhe “Scarpa”. Në filmin e parë ai do të luajë një dedektiv që punon për zbardhjen e një rasti vrasjeje, ndërkohë që në “Red” do t’a shohim si një ish ushtar i Black Ops që kërcënohet nga një vrasës. Gjithashtu regjizori Richard Donner preferon Bruce për të luajtur në filmin e tij “Scarpa”, një film mbi Greg Scarpa, informator i FBI i cili ka punuar nën maskim në një familje gangsterash në New York. Ky është një lajm fantastik për të gjithë adhuruesit e filmave aksion.

Advertisement