Aksidenti tek “Komuna e Parisit”, arrestohen 4 punonjës të firmës së ndërtimit

Dy ditë pas aksidentit tragjik ku humbi jetën djali 11 vjeçar i zv.ministrit Avenir Peka numri i të arrestuarve si dhe përgjegjës për mos respektim e sigurisë teknike dhe mbrojtjes në rrugë shkon në 4.

Mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00 nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ylber Rahman Koçi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist teknik i zbatimi të Kompanisë TRISS; Ismajl Qazim Ahmeti, 62 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i shoqerisë zbatuese të projektit të kompanisë TRISS; Shpetim Alizot Emiri, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i punimeve të kompanisë TRISS; Gëzim Enriko Bimbli, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe drejtues teknik firma “ALBEGIS & CO” SHPK. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u krye për veprën penalë “Shkeljes së rregullave të mbrojtes në punë në bashkëpunim”, pasi më datë 29.12.2014 si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor së Unazës së Re pranë “Komunës së Parisit” Tiranë, ka gjetur vdekjen shtetasi R.Peka. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se në vendngjarje nuk ka pasur sinjalistikë ndërkohë që rruga ishte ende e papërfunduar. Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se punimet në këtë segment rrugor, janë kryer nga kompania TRISS, e cila nuk ka realizuar në zbatim të kushteve të përcaktuara në kontratë nga ARSH për shoqerinë zbatuese të projektit. Sa më sipër, janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, e kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Advertisement