Një tjetër aksident automobilistik është shënuar pas mesdite në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Saukut.
Nga përplasja e dy mjeteve, një BMW dhe një Audi, kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve udhëtonin me mjetin BMË.
Të plagosurit janë dërguar me ambulance në Spitalin e Traumës ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkak i aksidentit, paraprakisht mendohet të ketë qenë mosrespektimi i së drejtës së kalimit në rrethrrotullim dhe shpejtësia tej normave.

Advertisement