Air Sarko One

Kështu për shkak të përmasave, avioni i Presidentit Francez nuk ka mundur që të ulet në aeroportin AGRA, pranë Taj Mahal, ku ai ka qenë për vizitë së bashku me bashkëshorten Bruni dhe mamanë e saj e një sërë të ftuarisht të tjerë. Pallatit presidencial i është dashur të vërë në dispozicion një flotë të vërtetë ajrore: një airbus A330 dhe dy Falcon 7X. Kjo lëvizje avionash ka shkaktuar shumë polemika duke pasur parasysh periudhën e krizës. Pak javë më parë disa gazetarë e kishin pyetur Predidentin Sarkozy nëse ishte rasti që të merrte një avion më pak të kushtueshëm se “Air Sarko One” (kështu e kanë quajtur avionin e ri presidencial), mbi të gjitha sepse shpenzimet përballen me krizë. Sarkozy ish përgjigjur: “Chirac e Jospin kishin blerë dy avionë që nuk arrinin të kalonin Atlantikun pa qenë e nevojshme të ndaloje për t’u furnizuar. Ndaj vendosëm të blinim një A330 dhe shitur 2 A 319”.

Advertisement