‘Ai që del rrugëve dhe mbledh fonde’, Arbri diskuton me Oltën, i kërkon shpjegim për deklaratën.
Opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me aktoren Olta Gixharin.
Arbër: Në vitin 2016 ti ke deklaruar se je frymëzuar nga puna e “Fundjavë Ndryshe” dhe disa ditë më pas je bërë dhe pjesë e saj. Kam qenë duke ju parë këto ditë dhe pashë një moment që po flisje “del rrugëve, grumbullon fonde”. Do doja një shpjegim nga ti. Ajo është jeta ime. Ti nuk ke ardhur këtu për të më komentuar mua në jetën time jashtë, unë kam ardhur për të komentuar jetën tënde brenda shtëpisë. Ke përmendur dhe bashkinë.
Olta: Kam thënë është te Bashkia se rradhës që shkoi në raport me mua ke qenë shumë i papërgatitur. Më bëre akuza që nuk qëndronin.
Arbri: Vetëm pse nuk bie dakort me mua nuk do të thotë të flasësh për Arbrin se ça bën te Fundjava Ndryshe.
Olta: Ato që the radhën e parë i kanë trazuar shumë ujërat këtu. Se Genti thoshte që e tha dhe Arbri që ti manipulon. Ti më the zhurmuese!
Arbri: Unë nuk të kam bullizuar. Unë nuk jap opinione për jetën tënde siç bën ti për mua, unë jap opinione, për ty aty brenda, ti përmend bashkinë… ti i vë fjalëve të mia ato që do!