Ahmetaj: Negociatat me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit janë mbyllur me sukses

Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj u shpreh të mërkurën se, janë mbyllur me sukses negociatat me koncesionarin e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, për heqjen e ekskluziviteti për një rreze prej 100 km.

I pranishëm në në Komisionin e përhershëm të Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, kreu i Ekomisë Ahmetaj në përgjigje të interesit të deputetëve të opozitës për këtë ështje tha ai, “negociatat janë mbyllur me sukses. Dosja është çuar tek bordi i koncesionarit. Do të hiqet ekskluziviteti për një rreze 100 km. Ndërsa presim oferta për ndërtimin e aeroporteve lokale”.

Advertisement

Ministri Ahmetaj informoi deputetët në Komision për Programin e reformave ekonomike për vitet 2016-2018.“Programi i reformave ekonomike për vitet 2016-2018 është një dokument i konsoliduar. Ky dokument është hartuar me asistencën e donatorëve, ndërsa rritja ekomonike në vitet në vijim do të shënojë rritje progresive pozitive” , tha ministri Ahmetaj.

Sipas tij, ekonomia po performon pozitivisht konform parashikimeve dhe këtë e konfirmojnë shifrat e institucioneve zyrtare. “Në vitin 2015 rritja ekonomike shënoi 2.75% në vitin 2016 pritet të jetë 3.4% dhe në vitin 2017 rritja ekonomike pritet të jetë 4%”, tha Ahmetaj.
Shtyllë kryesore e këtij progresi u shpreh ai, është kuadri makroekonomik që përfshin rritjen ekonomike e risqet. Ahmetaj tha se “rritja ekonomike ka risqet e brendshme dhe të jashtme, por kemi vënë theksin në fokusin tek ulja e borxhit dhe defiçitit buxhetor”. GJatë fjalës së tij ministri Ahmetaj u ndal edhe në ecurinë e treguesve të eksport -importeve.

“Eksportet janë të konsoliduara. Ka rritje të importit të makinerive dhe investimeve të huaja”, u shpreh Ahmetaj. Duke u ndalur tek turizmi, Ahmetaj tha se në vitin 2015 vendin ynë është vizituar nga 3.5 mln turistë. Ai tha se imazhi i vendit baltoset për qëllime politike.