Aktori 19 vjeçar së fundmi ka pranuar se nuk mund t’i rezistojë dot leximit të gjërave që blogerat “e poshtër” thonë për të. “Është e vështirë pasi ndonjëherë ti je duke naviguar në internet dhe gjërat të dalin vetë përpara syve, apo ndoshta ndonjë mik të dërgon me e-mail ndonjë shkrim. Përfundimisht është e pamundur të shmangësh gjëra mbi veten, por është shumë e rëndësishme që të përpiqesh të paktën”,- ka thënë Taylor. Ai ka thënë edhe se ana më e shëmtuar e thashethemeve në internet është se nuk janë të vërteta. “Shumë rrallë ndodh që fjalët që qarkullojnë në internet të jenë të vërteta. Ndonjëherë kjo është shumë trishtuese, ndaj dëshiroj të qëndroj larg tyre sa më shumë të jetë e mundur”,- ka thënë aktori.