Ah ç’të bën puna…

Axhenda e ngjeshur është shkaktare që Leonardo di Caprio vazhdon të jetë single. Aktori i njohur ka pasur më parë lidhje me emra të njohur si Gisele Bundschen, Bar Rafaeli dhe Erin Heatherton, por ka kohë që nuk është parë me një bukuroshe në krah.
“Kam qenë gjashtë muaj duke u marrë me xhirime dhe në këto kushte nuk mund të përkushtohesh në një lidhje dashurie”,- deklaroi aktori hollivudian për revistën “Esquire”.
Edhe pse është shume i pëlqyer nga publiku, Di Caprio nuk e ka parë kurrë veten si një pretendent për Oscar. “Mbase kjo vjen ngaqë nuk kam pasur rroba të bukura ose model flokësh të bukur. Kur kam futur këmbët në industrinë e kinematografisë më është dukur sikur fitova llotarinë. Thjesht jam i kënaqur me karrierën time dhe nuk mendoj për çmime”,- ka thënë aktori.

Advertisement