Portieri, kapiteni i Spanjës, ka bërë një xhest vërtetë të pashoq pas përfundimit të finales së botërorit 2010, ka puthur vajzën që po e intervistonte. Sara Carbonero i ka qëndruar shumë pranë gjatë ndeshjeve të Spanjës. Ajo është e dashura e portierit. Për një muaj të tërë pas gabimit të Casillas me Zvicrën ka pasur polemika mbi prezencën e Sara-s, madje edhe pas portës së tij. “Casillas shpërqendrohet nga prezenca e saj, dhe Spanja vuan pasojat”,- shkruhej në shtyp. Sara ka qenë e dërguara speciale e TELECINCO (pasi është edhe gazetare) për të përcjellë emocionet e botërorit në Afrikë. Ndoshta nuk e kish menduar se do intervistonte të dashurin e saj, i cili në eufori e sipër e kapi e shtrëngoi dhe e puthi përpara telekamerave. Një gjest shumë i bukur mbi të gjitha sepse ishte spontan. Nëse jeni kurioz t’a shihni këtë video që bëri xhiron e botës e gjeni në You Tube.