Agon Amiga: E tradhtova gruan me Afërditën

Ka bërë shumë bujë në media ndarja e Agon Amigës nga bashkëshortja pas publikimit të mesazheve me Afërdita Dreshajn. Afërdita ka mohuar çdo gjë deri në momentin që Agon Amiga vendosi të flasë për emisionin Prive. Ai ka thënë se është e vërtetë që ndarja nga Egzona ndodhi për shkak të Afërditës. Sipas tij, Afërdita ka hyrë në mes të çiftit duke e provokuar vazhdimisht. Sipas tij, këngëtarja kishte për qëllim ta ndante nga gruaja dhe ia arriti qëllimit të saj, ndërkohë që vetë vazhdoi jetën me të dashurin. Këngëtari ka thënë se këngën më të re, “Qyqek”, e ka bazuar në historinë e vërtetë të jetës së tij. “Një këngë në të cilën shumë meshkuj mund të gjejnë veten”, ka thënë ai.

Advertisement