Agnesa Vuthaj në ndihmë të Nepalit

Pas tërmetit të rënë në Nepal javën e kaluar i cili ka lënë pas dëme të shumta materiale por edhe mbi 4000 viktima, të shumta janë organizatat por edhe personazhet publikë që po bëjnë donacione në ndihmë të të prekurve të tërmetit.
Pjesë e këtyre donacioneve është bërë edhe bukuroshja Agnesa Vuthaj.
Përmes profilit të saj në Instagram ajo ka bërë të ditur se ka kryer një donacion për të prekurit nga tërmeti në Nepal.
Vuthaj ka apeluar që edhe persona të tjerë të bëhen pjesë e donacioneve.

Advertisement