Sulmuesi i njohur i ekipit “Atletico Madrid”, është shpallur futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror, duke mposhtur kështu për këtë çmim pretendentët e tjerë të tij Uesli Shnajder edhe David Vilan. Ndërkaq, Tomas Myler ka arritur që me pesë golat e shënuara në këtë Botëror, si edhe tre asistimet e tij ndaj shokëve të skuadrës, të fitojë Këpucën e Artë të Botërorit, si golashënuesi më i mirë. Por Myler gjithashtu e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të ri të Botërorit “Afrika e Jugut 2010”, duke lënë pas tij në renditje për marrjen e tij Andre Ayeu të Ganës dhe Giovanni Dos Santosin e Meksikës. Në fund, portierit Iker Casillas, i cili ishte në të njëjtën kohë edhe kapiteni i kombëtares spanjolle në këtë kampionat botëror, iu dha çmimi Doreza e Artë, për ndërhyrjet e tij fantastike në pritje të topave gjatë ndeshjes finale.