Ndalesa e radhës është Somalia ku ajo do të takohet me presidentin e këtij vendi Ahmed Sherif, ku edhe pritet të rikonfirmohet mbështetja e Uashingtonit për qeverinë somaleze në luftë kundër militantëve islamik. Clinton dhe Ahmed pritet të bisedojnë për mundësinë se si mundet bota të ndihmojë stabilizimin e vendeve të Afrikës, pasi agjencitë perëndimore të sigurisë, thonë se këto vende janë strehë për militantët.