“Ne nuk do të lëkundemi, nuk do të lodhemi, nuk do të hezitojmë. Dhe ne nuk do të dështojmë”, kujtojmë deklaratën e guximshme të ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, kur deklaroi zyrtarisht fillimin e luftës në Afganistan tetë vjet më parë. Ndërhyrja në Afganistan erdhi pas disa negociatave të dështuara mes autoriteteve talebane dhe zyrtarëve të SHBA, të cilët u kërkuan udhëheqësve të atëhershëm afgan të dorëzonin krerët e AL Kaedas. Ky përvjetor u prit me mjaft protesta nga kundështuesit e këtij konflikti ushtarak, por edhe nga vetë strategët e tij, të cilët mendojnë se ka mbërritur koha për një ndryshim të strategjisë së përdorur në Irak nga ndërkombëtarët. Duke e lidhur tashmë situatën e Afganistanit me atë të trazuar të Pakistanit, të gjithë janë të mendimit se ka nevojë për ndryshim strategjie, e cila ka të bëjë direkt me pakësimin ose shtimin e trupave ushtarake atje. I këtij mendimi është shprehur vetë presidenti amerikan Obama, por edhe shefi i Përgjithshëm i NATOS-s, Rasmussen kohët e fundit. Nga ana tjetër, me mijëra manifestues kanë protestuar në qendër të Uashigtonit duke kundërshtuar vazhdimin e misionit ushtarak në Afganistan si edhe duke kërkuar rikthimin e trupave amerikane në atdhe. Manifestuesit të cilët ishin pjesë e një organizate të vetëquajtur “Studentët për një shoqëri demokratike” u përplasen me forcat policore të cilat nuk i lejuan protestuesit t’i afroheshin pallatit kryesor të zyrave në Uashington. Në Afganistan ndodhen realisht afërsisht 100 mijë trupa, ku rreth dy e treta e tyre janë forca amerikane.


