Ushtarakët kishin lënë Korengal, rajoni malor në provincën e Kunarit në kufi me Pakistanin, si pjesë e asaj që quhet nga Isaf “strategjia e re e ripozicionimit”. Komandanti i forcave të huaja në Afganistan, gjenerali amerikan Stanley McChrystal, po përpiqet të përqëndrojë fushatën e tij kundër talebanëve në zona më të populluara.