Afganistan – SHBA rishikojnë strategjinë e sulmeve ajrore

Kreu i komandës amerikane, gjenerali David Pitreas tha se ka caktuar një gjeneral brigade për të kryer një hetim mbi sulmet. Zyrtarët afganë thonë se gjatë ofensivës amerikane më të fundit u vranë më shumë se 100 civilë. Sipas komandantit, forcat amerikane duhej të siguroheshin për veprimet e tyre taktike. Gjenerali Pitreas po i përgjigjej një thirrjeje të presidentit afgan Hamid Karzai për të ndaluar sulmet që ai tha se po vrisnin civilët dhe dëmtonin luftën kundër terrorizmit.

Advertisement