Afganistan | SHBA dhe Franca njoftojnë reduktim të trupave

Friday, December 19, 2025

Më herët gjatë ditës, sekretari në largim i mbrojtjes i SHBA-së, Robert Gejts dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen kanë mbështetur vendimin e Obamës për tërheqjen e 33 mijë trupave nga Afganistani deri në verën e vitit 2012. Gejts, i cili lë postin në fund të këtij muaji, tha se plani i tërheqjes do t`u ofrojë komandantëve ushtarakë në Afganistan mjaft resurse, kohë dhe fleksibilitet, që të çojnë misionin në Afganistan drejt përmbylljes së suksesshme. Rasmusen tha në një deklaratë se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani është një “rezultat i natyrshëm” i përparimit kundër militantëve. Edhe Presidenti afgan Hamid Karzai përshëndeti vendimin e homologut amerikan Barak Obama për nisjen e tërheqjes së trupave ushtarake nga vendi i tij.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -