Duke paralajmëruar në të njëjtën kohë për pasojat e dështimit të angazhimit, ai tha se gjithsesi kostot për mungesë veprimesh do të ishin shumë më të mëdha. Këto deklarata Rasmussen i ka lëshuar në Bratislavë pak para fillimit të këshillimeve të 28 ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Këtu do të flitet për kërkesat për rritjen e numrit të trupave mbrojtëse të Afganistanit ISAF, që ka arritur tani rreth 70.000 ushtarë. Ndërkaq, edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates pritet të flasë në konferencë lidhur me rishikimin nga Shtetet e Bashkuara të strategjisë së luftës në Afganistan. Presidenti Obama po shqyrton një strategji të re, në kuadrin e saj, edhe dërgimin në Afganstaan të dhjetra mijëra trupave shtesë, një kërkesë kjo e gjeneralit amerikan në atë vend, Stenli McCrista.