Sipas të dhënave të fundit, ushtria ka vrarë 180-200 guerrilas në luginën e Svatit gjatë 24 orëve të fundit. Të mbështetur nga avionët dhe helikopterët, mijëra ushtarë po zhvillojnë një ofensivë në zonat tribale, duke luftuar me ekstremistët islamikë, të cilët kanë rrezikuar shumë herë të godasin edhe Islamabadin. Për shkak të luftimeve, në këto zona po ndodh një eksod, më i madhi që prej vitit 1974.