Afganistan – Presidenti shtyn afatin për mbylljen e operacioneve të kompanive

Zyra e presidentit ka njoftuar se një komitet i posacëm do të ketë kohë deri më 15 Nëntor për të hartuar një plan kohor për largimin e këtyre kompanive. Sapo të aprovohet dokumenti në fjalë, shoqëritë private të sigurisë do të kenë maksimumi 90 ditë kohë që të shpërndahen. Në gusht, zoti Karzai u dha mercenarëve kohë deri më 17 dhjetor për të mbyllur aktivitetet e tyre. Vlerësohet se rreth 40 mijë afganë punojnë me kompanitë private, vendase dhe të huaja, që operojnë në fushën e sigurisë.

Advertisement