Afganistan – Përfundojnë zgjedhjet, 1000 qendra votimi nuk u hapën

Sipas raportimeve në media procesi i votimit është karakterizuar nga dhuna e talebanëve dhe parregullsi të raportuara edhe nga vetë votuesit afganë. Ndër votuesit ka qenë edhe presidenti i vendit, Hamid Karzai, i cili u shpreh se procesi zgjedhor do ta ndihmojë Afganistanin që të përparojë drejt një të ardhmeje më të mirë. Mësohet se për arsye sigurie më shumë se një mijë qendra votimit nuk u hapën, pasi punonjësit e qendrave të votimit ishin të rrezikuar nga sulmet e grupeve të militantëve islamikë, të cilët kishin kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Advertisement