Përmes një komunikate për shtyp NATO-ja njofton se “në këtë fazë të hetimeve nuk është zbuluar asnjë lidhje e sulmuesit me talebanët”. Sulmuesi, një pilot afgan 45 vjeçar, para se të qëllonte pati mosmarrëveshje me trupat amerikane. Më pas ai vrau veten. Talebanët morrën përsipër përgjegjësinë për incidentin.


