Bilanci i viktimave të kundërshtarëve jep një ide më të plotë për intesitetin e luftimeve, ndër më të ashprat e gjithë misionit prej tetë vjetësh, gjatë të cilave qindra militantë të armatosur me automatike, pushkë dhe granatahedhës u përpoqën të shkatërronin postkomanda të zonave të largëta. “Një vlerësim më i plotë i rezultave të luftimeve pas sulmit të 3 tetorit në Nuristan, tregon se kundërshtarët kanë humbur të paktën 100 trupa gjatë operacionit të mirëkoordinuar të mbrojtjes, rrjedhimisht humbje më të mëdha se ato të besuara fillimisht”, thuhej në deklaratën e NATO-s.