Afganistan – KE dhuron 60 milione euro per stabilizimin

Komisioni Evropian ka njoftuar se do te dhuroje 60 milione euro per stabilizimin e Afganistanit. Sipas mediave nderkombetare, nga keto 60 milione 20 do te sherbejne per organizimin e zgjedhjeve ne gusht, 15 per policine afgane dhe 25 per zhvillimin rural. Fondi ne fjale do t’iu shtohet 700 milione eurove qe jane destinuar per Afganistanin nga bilanci i brendshem evropian per vitet 2007-2010.
Advertisement