Gazeta amerikane “Uashington Post” shkroi disa kohë më parë se Kabuli zyrtar dhe drejtuesit e guerrilasve në vend kishin nisur bisedimet, por deri tani asgjë nuk ishte konfirmuar nga Karzai. “Nuk ka pasur kontakte zyrtare por bisedime jo zyrtare personale prej shumë kohësh. Talebanët e drejtuar nga dhuna për faktorë të ndryshëm janë si fëmijët e humbur dhe ne duam që ata të kthehen në shtëpi, tek familja e tyre”, theksoi Karzai në një intervistë për CNN.