Afganistan – Karzai pranon se është financuar nga Irani

Karzai i është përgjigjur kështu një lajmi të publikuar në “Nju Jork Times”, se Teherani i ka kaluar ndihmësve të presidentit thasë të mbushur me para. Paratë në fjalë do të shërbenin për të promovuar interesat e Iranit në Kabul, bën të ditur lajmi i gazetës prestigjoze amerikane. Gjithësesi, Karzai ka deklaruar se paratë në fjalë nuk kishin qëllime individuale, por synonin ta ndihmonin atë për të drejtuar zyrën e presidencës. Duke folur në një konferencë për shtyp, Karzai ka saktësuar se shumë vende i kanë dhënë para Afganistanit në këtë mënyrë, përfshirë këtu SHBA.

Advertisement