Pas sulmeve të fundit, ku dyshohet se kanë mbetur të vrarë 12 fëmijë dhe 2 gra, Karzai kritikoi NATO-n duke thënë se këto sulme duhet të marrin fund sa më parë. “Vrasja e civilëve është genocid”, tha Karzai. Nga një sulm ajror i forcave të NATO-s në jug të Afganistanit, dyshohet se kanë mbetur të vrarë 14 civilë, fëmijë dhe gra. Megjithatë, hetimet kanë nisur për të përcaktuar nëse ishin bombat e Aleancës ato që shkaktuan masakrën apo jo.


