Ai është ulur në Kabul ku parashikohet të takohet me drejtuesit më të lartë të forcave ndërkombëtare të NATO-s. Një ndër pikat më të nxehta të bisedimeve do të jetë dislokimi i mijëra trupave shtesë pas miratimit që dha presidenti Barak Obama. Ndërkohë, ditën e sotme presidenti Karzai do zbulojë emrat e anëtarëve të qeverisë së re, pas rikonfirmimit në postin më të lartë drejtues të vendit edhe për 5 vjet të tjera.