Një zëdhënës tha se shpërthimi ndodhi në një rrugë, që të con drejt bazës ajrore amerikane të Bagramit. Objektiv i sulmit ishte një karvan mjetesh amerikane, ku të paktën një makinë u shkatërrua. Pavarësisht pranisë së trupave të huaja, dhuna është rritur në Afganistan dhe talebanët kanë shtrirë sulmet përtej bazave tradicionale të tyre. Sulmet me bomba në rrugë janë pjesë e fushatës së tyre për të larguar të huajt.

Advertisement