Afganistan – Digjen sërish cisternat e NATO-s

Automjetet e NATO-s ishin parkuar përpara një restoranti, pranë qytetit të Sibit dhe ishin drejtuar për në qytetin kufitar të Camanit. “Pak para agimit, persona të armatosur kanë qëlluar dhe më pas lëshuar raketa ndaj kamionëve, duke shkatërruar 28 nga 29 prej tyre”, ka deklaruar një funksionar qeveritar. Djegia e cisternave të NATO-s është teknika që po përdoret së fundmi nga militantët për të goditur trupat ndërkombëtare, që kanë intensifikuar operacionet kundër talebanëve.

Advertisement