Afganistan – Dhjetëra civilë vdesin nga sulmet amerikane

Lajmin e ka bërë të ditur Kryqi i Kuq, sipas të cilit civilët ndodheshin në shtëpitë e tyre në provincën e Farahut, kur ato u goditën nga amerikanët. Presidenti Hamid Karzai njoftoi se ka urdhëruar nisjen e hetimeve për ngjarjen. Pasojat e sulmit të fundit në perëndim të vëndit do të jenë edhe pjesë e bisedimeve të tij me presidentin Obama, me të cilin takohet sot në Washington. Prej kohësh Karzai ka kërkuar që forcat amerikane të tregojnë kujdes për viktimat civile.

Advertisement