Megjithatë, kreu i qeverisë britanike nuk ka bërë të ditur ndonjë datë se kur do të mund të dërgohen trupat dhe nuk ka saktësuar se cilat janë vendet që kanë ofruar më shumë ushtarë. Javën e kaluar Sllovakia ofroi 250 ushtarë më shumë, Gjeorgjia 700 deri 1 mijë, ndërkohë që vetë Britania, planifikon të dërgojë edhe 500 të tjera.